Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos.

Lajmin e konfirmoi vetë Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ku thotë se e ka falenderuar atë për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Gjatë takimit, Osmani ka shprehur edhe shpresën që mbështetja amerikane për popullin e Kosovës do të vazhdojë teksa të dy vendet të punojnë së bashku për avancimin e paqes në rajon dhe më gjërë.

“Falënderova Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos, për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë” tha Osmani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb