Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, ku në fokus ishte situata e tensionuar në rajonin e Gjirit.

Në një postim në platformën X, Sharif tha se gjatë bisedës ka ndarë me Pezeshkian detaje nga kontaktet e tij të fundit me udhëheqës të Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

Ai vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e delegacionit iranian në bisedimet e zhvilluara më herët në Islamabad, duke i cilësuar ato si “historike”, si dhe diskutimet e fundit me komandantin ushtarak Asim Munir në Teheran.

Sharif theksoi se Pakistani mbetet i angazhuar për të luajtur rol ndërmjetësues në favor të paqes dhe stabilitetit rajonal, në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: