Aktivistët e Shoqërisë Civile dhe qytetarë të ndryshëm të Zvernecit dhe Nartës kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimeve turistike në këtë zonë. Tubimi është shoqëruar me tensione të forta.

Persona që thuhet se janë punonjës të sigurisë që punojnë për llogari të kompanive që do të ndërtojnë në këtë zonë, janë përplasur me protestuesit. Siç shihet nga pamjet, një protestues tërhiqet zvarrë, ndërsa dëgjohen dhe britma.

Në videon e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa protestuesi tërhiqet zvarrë brenda perimetrit të rrethuar nga dy persona me maska dhe kapele, ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë qëndruar me skafandra në hyrje të rrethimit.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i pranishëm në këtë tubim, e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë, ndërsa aktivistët janë tërhequr zvarrë nga rojet private të kompanisë që po ndërton në Nartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: