(SHBA,1994)

Nga Skifter Këlliçi

Amerika, ku futbolli edhe sot quhet lojë femrash, dhe krenohet  se përfaqësuesja e te saj  është disa herë kampion e bitës, falë diplomatit të regjur Kizinger, arriti më së fundi të fitontetë drejtën që  të ishte arena e këtij botërori. Skudra amerikane arriti madje në $erekfinale,  ku u dorëzua para magjistërëve brazilianë 1-0 .

Po të ndalemi  te ndeshja finale Itali-Brazil. Besoj se një pjesë e mirë e atyre që lëxojnë këto radhë, e kujtojnë këtë takim të mërzitshëm, shumë larg një finaleje botërori , aq më tepër që, për të përcaktuar kampionen, u deshën 120 minuta, dhe për herë të parë edhe 11-metërsha.

I vetmi $ast kulmor në këtë ndeshje u regjistrua në minutën e 75-të, kur pas një aksioni Mario Silva i dha  përtacisht topit një goditje, që po aq përtacësisht u prit nga  Paliuka i dremitur, të cilit, për habit të  miliona e miliona shikuesve në tërë rruzullin tokësor, i shpëtoi duarsh, u përplas në shtyllën pingule, nga e djathat e tij dhe që aty, si të ishte penduar, në vend që të drejtohej në portë,  përfundoi përsëri në duart e portieri italian!..

Dhe atij nuk i mbeti ve$se ‘ta puthte…me dashuri’.

Por nuk ishte e thënë që  axurrët të fitonin. Gjatë gjuajtjeve të  ‘lotarisë’  së  11-metërshave Baxhoja, ndër më të mirët e këtij botërori,  që kishte mundësi të barazonte rezultatin, deri atëherë  3-2 për brazilianët, nuk arriti të mposhtte emocionet, dhe e degdisi topin lart mbi tra, si t’i jepte kështu një mesazh lamtumire stadiumit dhe këtj botërori dhe në të njejtën kohë e bëri Brazilin ‘Tetra Campeo’, pra për të katërëtën herë  kampion të botës.

 

Finalja

 

Brazil-Itali 0-0, (3-2 me shtesë dhe 11-metërsha), në Pasadena  ,(Los Anxheles);

 

Gjyqtar, Puhl, (Hungari);

 

Brazili – Tafarel, Zhirzhinjo, M.Santos, Aldair, Branko, Mazinjo, M.Silv , Dunga, Zinjo, Babeto, Romario, (trajner, Perrerira);

 

Italia – Paliuka, Muzi, Barezi, Maldini, Benarrivo, Berti, Albertini, D.Baxho, (Evani), Donadoni, Masaro, R.Baxho, (trajner Saki).

 

Golshënuesit më të mirë- Salienko, (Rusi), Stoi$kov,( Bullgari), nga 6 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb