Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje arsyetimet për vendimin e marrë dy muaj më parë për rrëzimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në arsyetim theksohet se miratimi i ndryshimeve janë bërë në shkelje të procedurave parlamentare dhe deputetëve të opozitës nuk u është lënë hapësirë të shprehin qendrimet e tyre.

“Kuvendi, Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetit ka hapësirën për diskutimin e ndryshimeve. Në mbledhjen e kaluar kishte debate mes Peleshit dhe deputetëve të opozitës të cilët pretendonin se duhej të pritej zbardhja me vendimit të 23 shkurtit.

Tashmë vendimi është zbardhur së bashku me arsyetimet, Këshilli për Rregulloret, Mandatat dhe Imunitetit ka hapësirën të mblidhet e të diskutojë”, raporton Gjençaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb