Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal të AKSHI-t, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, në News24, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit, ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ermal Beqirit i janë vënë nën sekuestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.

Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas Prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat në AKSHI.

Ish-drejtoreshës së AKSHI-t i janë sekuestruar 3 apartamente në Tiranë dhe Qerret të Kavajës që dyshohen se janë pasuri të fshehurta të ish-drejtoreshës së akkshit Mirlinda Karcanaj, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit se ish-zyrtarja e lartë jeton me qera.

Karcanaj dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit.

Edi Rama e mbrojti të besuarën e tij Mirlinda Karcanaj teksa deklaronte se jetonte me qira, por hetimet e SPAK kanë zbuluar 3 apartamente, dy prej të cilëve në TIranë e një në Qrret të Kavajës.
Këto pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e cila dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit, janë vënë nën sekuestro.
SPAK ka vendosur të sekuestrojë dhe 9 llogari bankare në emër të ish-zyrtares së lartë si dhe një automjet, pasi dyshohet se rrjedhin nga korrupsioni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb