Inter është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit triumfuan 3-2 ndaj Comos, në një ndeshje tipike për këtë skuadër, një sukses i arritur me përmbysje.

Ekipi i Fabregas shënoi dy herë me Baturina dhe Cunha, duke të dhënë përshtypjen se do jenë ata që do kualifikohen. Nuk ndodhi kështu, pasi Interi ktheu gjithçka në favorin e vet me dopietën e Calhanoglu dhe golin e Sucic.

Inter luan në finale ndaj fituesit të Lazio-Atalanta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: