Mali i Zi futet në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit kanë miratuar sot krijimin e një grupi pune që do të përgatisë marrëveshjen e anëtarësimit.
Vendimi është marrë në Bruksel nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), ndërsa lajmi është konfirmuar nga Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së.
“Sot, ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) miratuan krijimin e një grupi pune ad hoc për përgatitjen e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi.
Presidenca qipriote ka punuar fort që ky grup të ngrihet sa më shpejt, sidomos duke pasur parasysh punën e gjatë teknike që duhet përfunduar para se të nisë hartimi konkret i marrëveshjes. Jemi të bindur se kjo do të japë një mesazh të qartë se anëtarësimi është brenda mundësive për vendet partnere të zgjerimit,” u shpreh një zëdhënës i Presidencës qipriote.
Sipas deklaratave zyrtare, ky grup do të merret me përgatitjen teknike dhe ligjore të traktatit të anëtarësimit, një hap i domosdoshëm para finalizimit të procesit.
Ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorčević, e ka cilësuar këtë zhvillim si moment historik.
“Kjo është faza e fundit drejt anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur ajo, duke shtuar se synimi mbetet që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i unionit deri në vitin 2028.
Nga ana tjetër, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se marrëveshja e Malit të Zi do të përfshijë mekanizma të rinj sigurie, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme të BE-së ndaj zgjerimit.
Grupi i ri i punës do të koordinojë detajet finale të traktatit, përfshirë periudhat kalimtare dhe mekanizmat mbrojtës, për të siguruar një integrim gradual të vendit në strukturat e BE-së.
Megjithatë, procesi nuk është mbyllur ende. Marrëveshja përfundimtare mund të finalizohet vetëm pasi Mali i Zi të mbyllë të gjitha kapitujt e negociatave dhe të harmonizojë plotësisht legjislacionin me atë të BE-së.
Deri tani, Podgorica ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt e negociatave.
Ky pritet të jetë traktati i parë i zgjerimit pas më shumë se një dekade, çka e bën edhe një model potencial për vendet e tjera të rajonit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ambassadors of EU member states approved today the establishment of an ad hoc working group to draft the Accession Treaty with Montenegro.
Maida Gorčević said that this is a “historic moment and the final step toward 🇲🇪’s full membership in the EU”.https://t.co/9ZCC0qtrAO— European Western Balkans 🇪🇺 (@EWB_eu) April 22, 2026
