Sipas shtypit italian, qeveria e Romës synon të dërgojë deri në pesë anije të Marinës së saj në Ngushticën e Hormuzit sapo të mbarojë lufta. Siç raportohet, këto janë dy anije minahedhëse, një njësi detare shoqëruese, një anije që do të furnizojë anijet e tjera me karburant dhe, ndoshta, një fregatë.

“Po flasim për operacione që nuk duhet të kryhen në një zonë lufte, sepse ato janë veçanërisht kritike dhe – si pasojë – gjithmonë ekziston një shkallë rreziku”, tha sot Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Marinës Italiane, Admirali Giuseppe Beruti Bergotto.

“Marina jonë nuk duhet të jetë e vetmja që ofron kontributin e saj. Aktivitetet tona jashtë vendit kryhen në kuadër të NATO-s, Bashkimit Evropian ose misioneve ndërkombëtare me pjesëmarrje të konsiderueshme. Sepse, në këtë mënyrë, rritet efektiviteti i operacionit, shkëmbehet informacioni, rritet siguria dhe rriten edhe mjetet e përgjithshme në dispozicionin tonë”, shtoi Admirali Beruti Bergotto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb