Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit ne masivin pyjore të Terbubit ne Pukë. Zjarr i shfaqur ne sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: