Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar mbajtjen e një minutë heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme.

“Është jetike për respektin ndaj kontributit për shqipen dhe Shqipërinë, të vlerësojmë kontributin e akademikut, për kërkesën që në një moment të caktuar, gjatë ditës së sotme ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar që të mos ketë ceremoni institucionale. I pa harruar qoftë kujtimi i tij”, tha ai.

Mësohet se Qosja është përcjellë për në banesën e fundit pa zhurma dhe ceremoni institucionale, amanet që siç duket akademiku e kishte dhënë për familjarët më herët. Këta të fundit kanë plotësuar dëshirën e fundit të akademikut, duke organizuar një ceremoni të ngushtë familjare, për të çuar në vend amanetin e lënë. Rexhep Qosja, një mendje e ndritur e kombit shqiptar, ka pas vepra dhe mendime të vyera që do të shërbejnë brez pas brezi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb