Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Megjithatë, zhvillimet e fundit ligjore kanë sjellë një kthesë në këtë çështje. Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit dhe të rikthejë çështjen për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë.

Sipas vendimit, bëhet fjalë për prishjen e vendimit nr. 25, datë 30.01.2026, të Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar që çështja të shqyrtohet sërish nga i njëjti trup gjykues.

Procedimi lidhet me kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, në bazë të disa neneve të Kodit të Procedurës Penale, si dhe të Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb