Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shfaqin vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 20°C.

Në vendet e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 6°C në mëngjes deri në 20°C gjatë mesditës.

Ndërkohë, në zonat malore priten temperatura më të ulëta, me minimale rreth 1°C dhe maksimale deri në 16°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb