Kryeministri polak Donald Tusk, i cili po merr pjesë në takimin joformal të Këshilli Evropian në Nikozi (Nicosia), ka komentuar në mënyrë të tërthortë mungesën e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij.

Në një postim në platformën X, Tusk shkroi: “Mbledhja e Këshillit Evropian. Për herë të parë ndër vite, nuk ka rusë në dhomë. Një lehtësim i madh.”

Mungesa e kryeministrit hungarez Viktor Orbán u shpjegua nga pala hungareze me situatën tranzitore në vend, pas zhvillimeve të fundit politike dhe nevojës për dorëzim të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar.

Takimi në Nikozi po zhvillohet mes diskutimeve mbi çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: