Pamje të një gjendje të shkatërruar janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme për jetën e nxënësve.

Video-denoncimi është bërë publik nga deputeti Saimir Korreshi. Në pamjet e publikuara shihen se tualetet janë jashtë çdo standardi; pa dyer dhe pa dritare, të degraduara dhe thuasje të papërdorshme.

Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se në këto ambiente është konstatuar edhe prania e gjarpërinjve, duke e kthyer shkollën në një vatër rreziku për nxënësit.

Gjendja e oborrit të shkollës po ashtu është e  mbushur me mbeturina. Në reagimin e tij, Korreshi ironizon me “reformat në arsim”, duke theksuar kontrastin mes deklaratave zyrtare dhe realitetit në terren.

Video-denoncimi i plotë:

Situata e banjove. Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit, urdhëro se i keni. Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro! Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: