Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vijuar denoncimet e tij dhe akuzat lidhur me skandalin te AKSHI, që po hetohet nga SPAK. Ai lëshoi akuza në drejtim të Linda Ramës, Edi Ramës, por dhe bashkëpunëtorëve që ai i lakoi, si Linda Karçanaj apo dhe biznesmenë të tjerë.

Sipas Berishës në 1 vit, Ergys Agasi përfitoi 11 mln euro nga gjobat për tenderat.

“Armand Frangu, peshkaqeni i AKSHIT. Unë paraqita para publikut regjistrimin ambiental të Geron Meçes me një person tjetër që do të merrte pjesë në tendera. Në atë bisedë Meçe i thotë; ‘kompania ABS, është e Frangut. E baxhanakut, pavarësisht se është regjistruar ne emrin tim’. Tenderat, fituesit e saj, i përcakton patronazhistja Linda Rama. Çfarë tregoi dosja? Tregoi një gjë interesante. Biznesmenët që donin të merrnin pjesë në tendera i prishte mirlnda e gjorë e akshit, të cilën avokati Rama, për të shpëtuar lindën e Surrelit, e paraqet si të varfër, që ka gjetur apartament okazin me qira. Apartamenti 210 metër, një vrap kali. Linda e Akshit i tregonte ata te Ermal Beqiri në hotele luksoze. Ai u deklaronte atyre se AKSHi është pishinë peshkaqenësh. Imagjinoni se çfarë suksesi. Ky ishte sukses i Edi Ramës. Tani duhet takohesh Ergys Agasin. Në çdo hap, ai përfaqësonte Ramën dhe vetëm Ramën. Në një rast, një shtetase shqiptaro-gjermane, që paraqet ofertë në fushën ku ishte absolut Armand Frangu, kalon një proces kafikan. Në fund për të dalë nga ai proces paguan 1 mln dollarë ryshfet. Kurse Rama e AkSHIT, apo Agasi, pasi rregullonte tenderat merrte për to 1 mln euro gjobë. Ai bëri në nië vit 11 mln euro.
Historia e suksesit thotë Rama, se paratë ndahen me të. Përveç sa vidhte Armandi që mori për inteligjencën artificiale 75 mln euro dhe ajo nuk ekziston, kjo është identik me djegësit e Tiranës. Nuk ekziston as nam as nishan.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: