Një protestues i ka bërë thirrje Edi Ramës që të japë dorëheqjen.

Në një prononcim për gazetarin e News24, Osman Stafa, i moshuari tha se, nëse deri të shtunën Rama nuk jep dorëheqje, ai do të përballet me revolucionin e të rinjve.

“Rama, je më tradhtari në këtë vend. Na keni larguar djemtë nga vendi. I lëmë kohë Ramës që të japë dorëheqjen deri të shtunën, se do të përballet me revolucionin e të rinjve. I them Sali Berishës që të largohet, se kemi që nga ’91 që na mashtron. Pensioni nuk më del. Paguaj drita e ujë dhe pak më ngelet.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: