Elena Pelushi është emëruar zëvendësinspektore e Lartë e Drejtësisë. Lajmin e konfirmon ILD, duke sqaruar procedurën e ndjekur sipas ligjit.
Kandidatura e Pelushit u propozua nga Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve. Pas shqyrtimit të kandidaturës dhe votimit të fshehtë, inspektorët i dërguan emrin e Pelushit Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i cili mori vendimin përfundimtar për emërimin.
