Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja tregoi këndvështrimin e tij pas humbjes 2-1 ndaj Tiranës.
“Jam vërtetë i mërzitur të them të drejtën, interpretuam një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë. Në të dytën gabuam 10 minuta, Tirana mori shumë përsipër. Ne bëmë lëvizjet tona, kishim raste për të çuar në 2-0, nuk konkretizuam. Pastaj Tirana mori përsipër, shënoi një gol dhe pastaj një gol nga një distance e largët, që është meritë personale, jo aksion. Gol shumë të bukur. Por duhet të punojmë të ecim përpara. Kjo është gjitha.
Zëvendësimi i Qakës ishte se kishte bërë dy faulle pas të verdhit. Menduam t’i ndryshonim pozicionin Sidibes, futëm Fadairo, që nuk eci mirë të themi të drejtën. Pastaj e provuam përsëri me Shabanin. Atje filloi ekipi të bënte manovrën, siç erdhi rasti i Fadairo, si rasti i Diegos. Por më vjen keq sidomos për tifozët sot se nuk duhej të kishim këtë rezultat”.
