Real Madrid i dha fund bojkotit duke u paraqitur në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”, të vetëdijshëm se përfaqësuesi i tyre Kylian Mbappe kishte shanse reale për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual. Në fakt, Harry Kane fitoi me një diferencë shumë të vogël, më e vogla në historinë e “Topit të Artë”, por Mbappe jo vetëm që doli “duar bosh” nga Londra, por një batutë e tij, një koment në lidhje me memet që qarkullojnë në rrjet po i kushton shtrenjtë yllit francez, ekipit të Real Madrid, madje edhe vetë La Liga-s.

I pyet në lidhje se cila meme të pëlqen më shumë, Mbappe në mënyrë të pavetëdijshme u shpreh se i pëlqejnë shumë kur e lidhin me diktatorin kinez Mao Zedong. Citimi i tij si diktator nuk u prit mirë në Kinë duke shkaktuar një efekt domino të papritur. Menjëherë Mbappe humbi dy sponsor gjigand në Kinë, transmetuesi i LaLiga në vendin aziatik njoftoi se nuk do të transmetojë asnjë ndeshje ku luan futbollisti francez.

Për një fjalë goje, Real Madrid humbet jo vetëm shikuesit në Kinë, por edhe miliona euro nga 80% e të drejtave që zotëron nga imazhi i Kylian Mbappe. Një goditje të madhe në tregun aziatik merr edhe kompania sportive “On Running”, imazhi ekskluziv i të cilës është Mbappe, pas shkëputjes së tij nga “Nike”.

Mbappe i kërkoi menjëherë publikisht ndjesë popullit kinez: “I kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u ndjenë të ofenduar nga fjalët e mia. Nuk ishte ky qëllimi im. Kam shumë respekt për popullin Kinez dhe për historinë e tyre, me vjen jashtëzakonisht keq”, u shpreh Mbappe.

Ndjesë publike popullit kinez i bëri edhe presidenti i LaLiga-s, Tebas gjatë një takimi me ambasadorin kinez në Spanjë. Pavarësisht ndjesës së Mbappe-s dhe Tebas, në Kinë, nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas, të paktën jo për momentin, fakt që e pranoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme në Kinë, Guo Jiakun: “Po e marrim seriozisht ndjesën e bërë nga personi i interesuar”, u shpreh shkurtimisht Ministri kinez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: