Deputeti i PD Saimir Korreshi ka publikuar një video nga Kadiaj, Lushnje, ku denoncon gjendjen e amortizuar të kanaleve kulluese dhe mungesën e investimeve.

Sipas tij, kanalet janë kthyer në fekale dhe të papastruara, ndonëse fermerët paguajnë taksën e tokës. Korreshi ngre pyetjen nëse këto problematika i janë bërë të ditura Belinda Ballukut gjatë vizitës në zonë.

Reagimi i plotë:

Ndërkohë që Balluku pispilloset nëpër Lushnje me gjithë Peço Jabanxhiun shtyllat që i la trashëgimi shokut Karakaç, i cili deri dje i mbante çantën, lëngojne nga investimet.

Kanalet jane kthyer në fekale dhe të pa pastruara edhe pse njerëzit paguajnë taksë toke.

A ja thanë dje Ballukes këto që po shihni ne Kadiaj??

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb