Tirana po kalonte sezonin më delikat, ndërsa pas pjesës së parë të sezonit numëronte vetëm 10 pikë. Kjo shifër i mbante bardheblutë në vendin e fundit në renditje, duke qenë të rrezikuarit kryesorë për rënien nga kategoria.

Çdo gjë ndryshoi në pjesën e dytë të sezonit, kur Tirana qëndron vetëm pas Vllaznisë dhe Elbasanit sa i përket pikëve të grumbulluara në 15 javë. Partizani ndërkohë u kthye në “asist” për Tiranën në këtë sezon, që në garën për mbijetesë llogariste Flamurtarin, Bylisin dhe Vorën.

Tirana regjistroi 6 pikë përballë Partizanit si rival i përjetshëm, pikërisht në edicionin më delikat. Asnjë ekip tjetër nga të ata që synojnë mbijetesën, nuk gëzon më tepër pikë në përballjet ndaj të kuqve. Vora grumbulloi 5 pikë nga ekipit të Partizanit. Bylisi mori 4 pikë, ndërsa Flamurtari asnjë deri tani. Me kuqezinjtë e Vlorës është rezervuar java e ardhshme për Partizanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: