Mirlind Daku është rikthyer në protagonist te Rubin Kazani dhe tani që ka lënë pas edhe dëmtimin, pritet të ketë vendin e tij në skuadër. Në verën e shkuar, sulmuesi i Kombëtares rinovoi kontratën me klubin, megjithatë largimi nga Rubin Kazani nuk është i pamundur.

Drejtuesit e Rubin Kazan bëjnë të ditur se kontrata e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku përfshin klauzola lirimi si për klubet e huaja, ashtu edhe për ekipet e kampionatit rus. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Ajbatov, në një deklaratë për “Match TV”.

“Sigurisht. Klubi duhet të ketë sigurim, kështu që ka kompensim në çdo rast”, tha Ajbatov. Daku rinovoi kontratën e tij me Rubin gjatë verës së vitit 2025, duke e zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në fund të sezonit 2028/29. Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon mjaft produktiv me fanellën e Rubin Kazan, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv. Në këtë edicion, Daku ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke konfirmuar formën e tij të qëndrueshme dhe rolin kyç në skuadër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: