Trajneri i Bylis, Mirel Josa dha opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Teutës.

“Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqurm për situatën, pavarësisht fitores. 

Ndryshimet? Unë për këtë gjë sjam i kënauqr, na bëri Teuta të shkojmë në ato pozita. Duhet ta menaxhonim më mirë, sidomos 20 minutat e pjesës së parë. Nuk kishim kthimet e mesfushorëve në kohën e duhur. Skuadra e Teutës po luftonte për topin. Nëse e patë dhe pjesën e parë, shpërdoruan dhe një rast.

Stoiolov? Ka pasur një tërheqje të gradës së parë në ligamentin e gjurit dhe s’mund të rrezikonim. E futëm në atë pjesë të lojës dhe për ne është një mundësi më shumë.

Strategji edhe për ndeshjet e tjera? Ishte e thjesht, në qoftë se do të kishim Përndrecën do të ishte më ndryshe.

Kalendari? Në disavantazh me rivalët për mbijetesë?

Këtu më bëre pyetje të vështirë. Në disavantazh nuk e shoh pasi problemin e shoh te vetja. Për të dhënë një entuziasëm më të madh për t’a çuar punën deri në fund”, tha Josa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: