Odise Roshi po mbyll në mënyrën më të mirë këtë sezon në futbollin turk me fanellën e Keçiorengyçy. Ish-mesfushori i Kombëtares ka lënë sot shenjën e tij në suksesin 2-1 ndaj Manisa, që mbajti ekipin në garë për një vend në play-off për ngjitjen në Superligën turke.

Roshi si zakonisht e nisi ndeshjen si titullar dhe u bë protagonist në minutën e 67 të takimit, kur me kokë dha asistin për golin e shënuar nga Uellington Nashimento.

Ky ishte asisti i 6 i këtij edicioni për Roshin, të cilëve u shtohen edhe 7 golat e shënuar nga mesfushori që është kthyer në një nga liderët e kësaj skuadre, pjesë te cilës është edhe Eduart Rroca.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb