Java e 33-të e Superiores, mund të konsiderohet si java e çudirave, teksa 3 ekipet që luftojnë për mbijetesë arritën të korrin suksese, duke e bërë edhe më enigmatike garën për sa i përket fundit të tabelës.

Mbrëmjen e djeshme, Tirana mposhti me përmbysje Partizanit, ndërkohë që sot, Bylisi ia doli 2 me 0 ndaj Teutës, duke i zhytur në krizë totale durrsakët, teksa surpriza më e madhe ishte fitorja e Vorës në transfertë ndaj Egnatias me rezultatin 0-2.

Pas 3 ndeshjeve të luajtura, Tirana, Vora dhe Bylisi, ndajnë të njëjtën kuotë pikësh, 35 secila. Kjo javë e 33-të mbyllet me dy sfidat, Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo.

RENDITJA

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: