Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën e parë me Kasallën, përkatësisht në minutat 4 dhe 26.
Ekipi i Tetovës u përpoq që të reagonte në pjesën e dytë, por hasi mjaft vështirësi në zonën kundërshtare. Me këtë rezultat, Egnatia është në vendin e 3-të me 54 pikë. Vora është në vendin e tetë me 35 pikë. Të hënën luhet Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo.
