Pas rinovimit me trajnerin Bellai dhe mbrojtësin Shehi, Vora ka gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe me portierin Shkëlzen Ruçi.
Klubi i Superiores po punon për të ruajtur bërthamën e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke konfirmuar një tjetër emër të rëndësishëm në organikë. Ruçi do të vazhdojë të mbrojë portën e Vorës edhe në edicionin e ri, pas marrëveshjes së arritur mes palëve.
Njoftimi:
utboll Klub Vora dhe portieri Shkelzen Ruci do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.
Presidenca e klubit, e kënaqur me profesionalizmin, seriozitetin dhe kontributin e dhënë nga Shkelzen Ruci gjatë sezonit, ka vendosur të rinovojë kontratën me portierin për sezonin e ri.
Klubi vlerëson korrektësinë, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar sa herë është kërkuar nga skuadra, duke besuar në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm
