Tirana fitoi derbin me Partizanin, por edhe Vora me Bylisin triumfuan në takimet respektive me Egnatian dhe Teutën. Për këtë, të tre ekipet mbeten me pikë të barabarta. “Panorama Sport” iu sjell edhe njëherë situatën, nëse skuadrat në fjalë e mbyllin në të njëjtën kuotë pikësh pas tri javësh.Vetëm në fund mund të bëhen llogaritë sipas sfidave direkte. Kështu “Panorama Sport” iu sjell çdo skenar të mundshëm, nëse të tri skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta. Çfarë bie në sy është se Tirana do bënte tifozllëk për fitoren e Bylisit apo Vorës në javën e fundit, nëse nuk do të kishte golavarazhin në krah kundrejt ballshiotëve. Kjo pasi në sfidat direkte, Tirana dhe Bylisi janë me golavarazh -1. Vora ndërkohë e ka +2 duke qenë e avantazhuar automatikisht.

 

Rregullorja tregon se Tirana ka 11 pikë në përballjet direkte me dy rivalët aktualë, ndërsa ndjekin Vora dhe Bylisi me nga 10 pikë. Kjo renditje mes tre ekipeve do të ndryshojë, për shkak se Vora dhe Bylisi do luajnë takimin e mbetur mes tyre. Kështu e sigurt është se Tirana nuk mund të mbijetonte direkt, nëse e mbyll kampionatin me po aq pikë sa Vora dhe Bylisi. Diçka e tillë vjen për shkak se Vora qëndron me golavarazh më pozitiv në përballjet direkte mes tre skuadrave. Kjo është edhe arsyeja e përmendur më sipër, që Tirana do të bënte “tifozllëk” për fitoren e njërës prej dy skuadrave. Në të kundërt, duhet të ketë një golavarazh më të mirë se Bylisi në 36 javët e luajtura. Dhe fakt është se Bylisi deri tani qëndron me golavarazh më të mirë në kampionat, me dy gola më tepër se Tirana. Pas golavarazhit merren parasysh golat e shënuar. Shorti është pika e fundit që përfshihet në rregulloren e FSHF-së për renditjen.

 

RREGULLORJA E FSHF-SË

 

 

 

 

22.4. Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret më poshtë:

 

  1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;

 

  1. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;

 

  1. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore në sezonin përkatës;

 

  1. Numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore, sezoni futbollistik përkatëse;

 

  1. Me short;

 

RENDITJA ME PËRBALLJET DIREKTE MES TIRANËS, VORËS DHE BYLISIT(Ka mbetur për t’u luajtur Vora-Bylis)

Screenshot 2026 04 15 1807471
Screenshot 2026 04 15 1807471

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: