Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme në Shën Petersburg ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi rreth situatës në Lindjen e Mesme.

Putin ka thënë se Moska do të bëjë gjithçka në interes të Iranit dhe vendeve të tjera në rajon, në mënyrë që paqja të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Putin, siç raportohet nga agjencia RIA Novosti, Rusia synon të vazhdojë marrëdhëniet strategjike me Iranin, duke theksuar se populli iranian po “lufton me guxim dhe heroikisht për sovranitetin e tij” dhe duke shprehur shpresën se vendi do të arrijë të kapërcejë periudhën e sprovave dhe se paqja do të vendoset së shpejti.

Ai thuhet gjithashtu se i përcolli urimet e tij më të mira Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: