Është hapur plotësisht për qarkullim segmenti i zgjeruar i Autostrada Tiranë–Durrës deri në mbikalimin e Rinasit, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në një nga akset më të ngarkuara të vendit.
Autoritetet bëjnë me dije se në fazat e ardhshme do të vijojë puna për zgjerimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si dhe për disa projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë segmentet e Korridori Blu, Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier.
Ndërkohë, në javët në vijim pritet të shpallet edhe fituesi i garës për segmentin Milot–Balldren, pjesë e planeve për modernizimin e rrjetit rrugor në veri të vendit.
Në terren, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, ku është diskutuar ecuria e projekteve dhe afatet e përfundimit të tyre.
