Opozita nuk ka marrë pjesë sërish në seancën e orës 14:00 në Kuvendin e Kosovës, për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
Raportohet se u vendos që seanca të shtyhet dhe do të tentohet sërish seanca plenare në orën 19:00.
Kujtojmë se mesnata është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, përndryshe vendi rrezikon zgjedhje të reja parlamentare.
