Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, morën pjesë në një ceremoni në Memorialin e 11 shtatorit në New York duke vendosur një buqetë me lule të bardha.
Kjo vizitë erdhi në kujtim të gati 3,000 njerëzve të vrarë në sulmet 25 vjet më parë. Lulet e bardha të Charles u shoqëruan nga një shënim i shkruar prej tij, në të cilin ai deklaronte “solidaritetin e tij të palëkundur me popullin amerikan “, raportojnë mediat e huaja.
Çifti mbretëror foli gjithashtu me punonjësit e shpëtimit, të afërmit e viktimave dhe anëtarët e organizatave joqeveritare dhe u shoqëruan gjatë vizitës së tyre nga ish-kryetari i bashkisë së qytetit, Michael Bloomberg, i cili është kryetar i organizatës.
King Charles III and Queen Camilla arrived at the 9/11 Memorial and Museum in New York City on Wednesday to lay flowers at the South Pool in a solemn act of remembrance marking the 25th year of the attacks. The royals were escorted by former New York City Mayor Michael Bloomberg… pic.twitter.com/0Z3oRGHsF4
— CBS News (@CBSNews) April 29, 2026
