Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës miraton projektvendim kundër shkrirjes dhe bashkimit të kësaj bashkie me atë të Kavajës. Pavarësisht bindjeve politike, anëtarët e Këshillit kanë dalë kundër planit të PS-së për reformën territoriale.

Kryetarja e Këshillit bashkiak lexoi edhe qëndrimin unison ndërsa më pas u votua projektvendimi.

“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike.”, tha Desi Gixhari, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb