Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij do të publikojë informacione nga dosjet e saj mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO ), së shpejti.

Kujtojmë se më parë, Trump urdhëroi agjencitë amerikane të fillonin publikimin e dosjeve qeveritare mbi objektet fluturuese të paidentifikuara dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin publik për këtë temë.

Trump urdhëroi gjithashtu shqyrtimin e të dhënave qeveritare mbi UFO-t, pasi akuzoi Barack Obamën për ndarjen e papërshtatshme të informacionit të klasifikuar, në një kohë kur Obama kishte përmendur në një podcast se ekzistojnë alienët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: