Përpjekja e FIFA për të zbutur tensionet mes federatave të futbollit të Izraelit dhe Palestinës ka dështuar gjatë kongresit të fundit.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, fillimisht propozoi realizimin e një fotografie të përbashkët mes përfaqësuesve të dy palëve, si një gjest simbolik afrimi. Megjithatë, ideja u refuzua nga të dyja delegacionet.

Më pas, Infantino sugjeroi një tjetër hap simbolik – një shtrëngim duarsh mes përfaqësuesve – por edhe ky propozim nuk u pranua, duke treguar thellësinë e ndasive mes palëve.

Një përfaqësues i delegacionit palestinez deklaroi se nuk mund të shtrëngojë duart me një palë që e konsideron përgjegjëse për “gjenocid”.

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Balkanweb (@balkanweb_official)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb