Në emisionin “Kjo Javë” në News24, gazetari Osman Stafa foli për nismën e mbledhjes së tapave, me anë të cilave kanë arritur të sigurojnë proteza për persona që janë në pamundësi për t’i blerë. Një fushatë kjo që ka bërë bashkë të madh e të vogël , fëmijë e gjyshër, dhe siç tregon janë arritur të mblidhen mbi 5 ton tapa që përkthehet në 5 proteza.
Gjatë intervistës, tregoi se 3 proteza u janë dorëzuar tre nënave , ndërsa dy të tjerat do të dorëzohen në vijim.
“Mbi 5 ton, që përkthehet në 5 proteza, 5 njerëz që nuk kanë gjymtyrët e tyre dhe që ngrihen në këmbë si pasojë e kontributit të mijërave vetëve. Që nga fëmijët e vegjël e deri tek gjyshërit tanë që janë bashkuar tek nisma për të mbledhur tapa. Kjo nismë ngre njerëz në këmbë dhe kjo është fuqia që kemi kur bëhemi bashkë dhe kur shteti nuk i ndihmon dot. Protezat që japim ne kanë garanci. Kemi dorëzuar 3, ia kemi dorëzuar 3 nënave. Dy të tjerat do jepen në vijim. Kemi zgjedhur njerëzit që janë më të pamundur. Ka shumë…”, tha mes të tjerash ai.
