Mirlind Daku ka shënuar gol për Rubin Kazan në fitoren 0-1 ndaj Baltikas, në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi në maksimum një top të dërguar nga Gripshi dhe me kokë, u tregua i saktë. Për Dakun, ky ishte goli i 10-të në 22 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.8. Ai u aktivizua 79 minuta. Mirlind Daku po luan edicionin e 3-të me fanellën e Rubin Kazan. Ai ka kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2029.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: