Policia e Tiranës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me shpërthimin e ndodhur në rrugën “Xhenfize Keko” në Tiranës. Policia sqaron se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan për shërbime interneti që është në pronësi të Endri Meksit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb