Avioni qeveritar që transportonte kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Ankara, gjatë rrugës për në Armenia.

Sipas burimeve zyrtare nga qeveria spanjolle, shkak i ndërprerjes së fluturimit ishte një problem teknik i papritur, i cili detyroi ekuipazhin të veprojë menjëherë për arsye sigurie. Ulja u realizua pa incidente dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Delegacioni spanjoll ndodhet aktualisht në Ankara, ku janë aktivizuar procedurat standarde për situata të tilla, ndërsa ekipet teknike po punojnë për zgjidhjen e defektit. Autoritetet kanë bërë të ditur se udhëtimi drejt destinacionit pritet të rifillojë sapo të garantohet siguria e plotë e avionit.

Pedro Sánchez ishte nisur për të marrë pjesë në Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme si bashkëpunimi rajonal, siguria dhe energjia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb