Papa Leoni XIV javën e ardhshme do të presë në Vatikan sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio..
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, takimi pritet të mbahet më 7 maj, megjithëse ende nuk është përfshirë në agjendën zyrtare të papës.
Rubio pritet gjithashtu të takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.
