5 gola të shënuar, spektakël, por dhe gafa, me Man.United dhe Liverpool që dhuruan një sfidë shumë të bukur, në fund festuan “djajtë e kuq”, me ekipin e Carrick që siguroi matematikisht prezencën në Champions League sezonin e ri. Pas frikës që kaloi për Sir Alex Ferguson, me trajnerin legjendar që u shtrua në spital pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, Man.United e nisi sfidën “zjarr” me vendasit që realizuan dy gola të shpejtë, fillimisht me Cunha-n në minutën e 5-të ndërsa në të 14-tën ishte Sesko që dyfishoi shifrat.

Situata ndryshoi totalisht me fillimin e pjesës së dytë, ku dy gafa të Man.United në prapavijë rikthyen Liverpool në lojë me të kuqtë që i goditën dy herë, fillimisht me Szoboszlai dhe më pas me Gakpo, dy gola të shpejtë që rikthyen baraspeshën në “Old Trafford”. Pavarësisht këtij shoku të rëndë, Man.United gjeti forcat dhe në minutën e 77-të  Mainoo me një goditje të saktë bëri që stadiumi të shpërthente në festë. Falë këtij suksesi, Man.United siguron matematikisht prezencën në Champions League, por kjo arritje nuk hipotekon stolin e Carrick për sezonin e ri.

Një fitore jashtëzakonisht jetike siguroi këtë javë edhe Tottenham, me “gjelat” që triumfuan 1-2 në transfertë përballë Aston Villa-s duke mbajtur të gjallë shpresën për të mbijetuar në Premier League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: