Zhvillime të reja nga hetimi i autoriteteve amerikane hedhin dritë mbi një nga tragjeditë më të rënda ajrore të viteve të fundit, duke ngritur dyshime se rrëzimi i fluturimit 5735 të China Eastern Airlines mund të ketë qenë i qëllimshëm. Avioni Boeing 737 u rrëzua në mars të vitit 2022 në rajonin Guangxi të Kinë, duke shkaktuar vdekjen e të 132 personave në bord. Sipas raportimeve, mjeti u përplas me shpejtësi të lartë në një zonë malore, pa dhënë sinjale emergjence para aksidentit.
Sipas të dhënave të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (National Transportation Safety Board), njëri nga pilotët dyshohet se ka ndërhyrë qëllimisht në sistemet e avionit, duke çaktivizuar autopilotin dhe duke shkaktuar rënie të menjëhershme. Regjistrimet nga kabina e pilotëve sugjerojnë një përplasje mes tyre për kontrollin e avionit. Në kabinë ndodheshin tre pilotë: Jang Hongda, Zhang Zhengping dhe Ni Gongtao, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi rolet dhe veprimet e tyre në momentet kritike.
Megjithatë, autoritetet kineze nuk kanë publikuar ende një raport zyrtar përfundimtar, duke përmendur arsye të lidhura me “sigurinë kombëtare dhe stabilitetin shoqëror”. Kjo ka nxitur reagime dhe kritika për mungesë transparence. Hetimet mbi këtë rast mbeten të hapura, ndërsa pritet më shumë qartësi për shkaqet reale të tragjedisë.
