Gara për mbijetesën në Abissnet Superiore është e ethshme. Aktualisht qëndrojnë katër ekipe me pikë të barabarta, ndërsa edhe Flamurtari i vendit të fundit i ndjek me 3 pikë më pak.

Rregullorja e FSHF parashikon që renditja të bëhet sipas ndeshjeve direkte, më pas dhe golavarazhit mes ekipeve që ndajnë të njëjtin numër pikësh. Kur ato janë të barabartë, atëherë merren parasysh golavarazhi gjatë kampionatit, numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit dhe në fund shorti.

Aktualisht Teuta gëzon vendin e gjashtë, ndërsa Tirana e ndjek. Por, duke qenë se mes këtyre ekipeve është për t’u luajtur Vora-Bylis që të mbyllë tabelën përfundimtare, atëherë kjo renditje është e sigurt që do të ndryshojë. Kështu në rast se në fund kemi barazim pikësh mes këtyre skuadrave, atëherë renditja nuk do të ishte kjo aktuale. Teuta do ishte e para ose dyta, por e sigurt që Tirana nuk mund të shkonte më shumë se vendi i parafundit në pozicionimin mes këtyre skuadrave.

ÇFARË PARASHIKON RREGULLORJA E FSHF

22.4. Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret më poshtë:

  1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore në sezonin përkatës;
  4. Numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore, sezoni futbollistik përkatëse;
  5. Me short;

TABELA E NDESHJEVE DIREKTE MES TEUTËS, TIRANËS, VORËS DHE BYLISIT

tabel

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb