Interi ia ka dalë të sigurojë këtë fundjavë titullin e 21-të të Serisë A në histori, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Parmën. Një sukses i merituar i skuadrës së Kivus, por po aq edhe i pazakontë, pasi ka ardhur në mënyrë unike në historinë e kampionatit italian.

Interi ka dominuar kampionatin, por ka humbur të dy derbit ndaj Milanit. Kuqezinjtë në fakt i mundën 1-0 si në ndeshjen e fazës së parë, ashtu edhe në të kthimit, duke konfirmuar një dominim brenda qytetit. Rezulton se kjo e bën titullin e Interit unik, pasi asnjëherë më parë një kampione milaneze e Serisë A nuk kishte humbur të dy derbit e sezonit.

E pavarësisht këtij dominimi ndaj zikaltërve, duke u marrë 6 pikë, kuqezinjtë janë aktualisht 15 pikë mbrapa dhe me formën që po kalojnë, rrezikojnë që të mbeten edhe më shumë pas ”kushërinjve” që kanë festuar në rrugët e qytetit trofeun e radhës së tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: