Para se të kalojë te debutimi sezonal, e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Sassuolos, që e sheh 23-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës.
Asllani është ende pjesë e Interit, por klubi zikaltër është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e tij nëse mbërrin oferta e duhur. Vlera e kartonit të mesfushorit shqiptar llogaritet rreth 10 milionë euro.
Sipas raportimeve të Sky Sport, Sassuolo po vlerëson seriozisht profilin e Asllanit. Klubi emilian është detyruar të hidhet në merkato pas dëmtimit të rëndë të Ismael Koné, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Kristian Thorstvedt ka shtuar nevojën për një mesfushor të ri.
Aktualisht, Asllani ndodhet me Interin në Gjermani, ku skuadra e Cristian Chivut po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vijim.
