Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, raportohet se ka vendosur të shesë në mënyrë diskrete jahtin e tij superluksoz “Koru”, me një vlerë të përllogaritur rreth 500 milionë dollarë.

Sipas mediave ndërkombëtare, arsyeja kryesore është madhësia dhe kompleksiteti i mirëmbajtjes së “pallatit” lundrues, që kërkon një menaxhim të konsiderueshëm logjistik dhe financiar.

Jahti mbresëlënës shoqërohet nga një anije mbështetëse e quajtur “Abeona”, me vlerë rreth 75 milionë dollarë. Nuk është ende e qartë nëse kjo e fundit do të përfshihet në marrëveshjen e shitjes.

Raportohet se të dyja anijet kanë një kosto operative vjetore që arrin në rreth 30 milionë dollarë. Edhe pse kjo shumë nuk përbën problem për një nga njerëzit më të pasur në botë, ajo konsiderohet si një faktor që kufizon ndjeshëm numrin e blerësve potencialë.

Shitja e “Koru” pritet të tërheqë interes vetëm nga një rreth shumë i ngushtë miliarderësh, duke qenë një nga jahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë.

Koru, e cila mban në harkun e saj një skulpturë prej druri të gruas së tij, Lauren Sánchez Bezos, në formën e një sirene, duket se është bërë shumë e njohur për themeluesin e Amazon.

Koru u ndërtua me një estetikë që të kujton jahtin Eos të mikut dhe miliarderit tjetër të Jeff Bezos, Barry Diller, por në një shkallë shumë më të madhe – gjë që e bën atë veçanërisht të rëndë nga ana logjistike.

Me një gjatësi prej 417 metrash, është ndër jahtet më të mëdha me vela në botë. “Rising Sun” i David Geffen është pak më i gjatë, me 453 metra — me burime që tallen me faktin se miliarderët shpesh vuajnë nga “konkurrenca… detare”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb