Ish-kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar sulmet e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ndaj News24.
Në një bisedë në ‘Programin e drekës’ në News24, Shehi pohoi se News24 gjithmonë ka qenë një media e balancuar dhe zë ekuilibrues.
“Me siguri, diku-diku keni shkelur në kallo. Keni pasqyruar personazhe që si kanë pëlqyer. Mirëpo, s’dua të merrem se atë se çka ka thënë Berisha, pasi ka të drejtën e vetë, por News24 mirë apo keq, se i njoh mediat, ka qenë zë i hapur dhe për opozitën, për Berishën në radhë të parë. S’ka pse qahet nga kjo punë. Media duhet të ketë një profil kritik nga qeverisë, por dhe ndaj opozitës. News24 ka qenë zë ekuilibrues, media e balancuar.”, tha ai.
