Ish-kreu i LZHL-së, Dashamir Shehi në një bisedë në “Programin e drekës” në News24, komentoi zhvillimet brenda PD-së për ‘garën’ për kreun e ri të kësaj partie, që i cilësoi teatër.
Ai tha se gjithçka duket groteske pasi Berisha nuk po kandidon sipas tij me një kandidat tjetër, por përballë vetes.
“Unë edhe sot dhe mbrëmë, nëse s’do të më dëgjojnë, them ta mbyllin këtë cikël se ka element groteske. Se e dimë që d të jetë Berisha në krye. T’ia kursejmë PD dhe opozitës këtë teatër që po bëhet m demokraci. Nuk ka dhe nuk ka pasur demokrati brenda PD-së. Berisha mund të bënte disa lëvizje formale. Të merrte një deputet dhe nga ana formale të garonte përballë Berishës. Edhe farsa ka nevojë për një teatër dhe mos të merren më me këtë histori. Berisha ka thyer katër ligjësitë e mëdha, një që është politike që nuk kthehesh për herë të tretë në politikë. Ka thyer ligjësinë e natyrës, për shkak të moshës. Ligjësia tjetër është nëse ke një histori me tension ndërkombëtar…Opozitës i duhet një personazh që ta mbështesin të huajt, amerikanët dhe Europa. Nuk është debat për drejtimin e shtetit.”, tha ai.
