Bayern do të përballet me PSG në shtëpi, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions. Bavarezët, pas humbjes 5-4, kërkojnë përmbysjen në Mynih. Në konferencë, trajneri i gjermanëve, Kompany, bëri vlerësimin e tij.

“Champions League, turneu më i vështirë për ta fituar. Luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë gjithçka për të triumfuar ndaj PSG.

A mund të përsëritet ndeshja e javës së kaluar? Kjo varet nga të dy skuadrat, jo vetëm nga njëra. Njëri prej nesh mund të bëjë hap mbrapa. Pra, nëse ndodh kështu, nuk do të përsëritej ndeshja e parë”, tha Kompany.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: